Brendi i ri reflekton ato tipare për të cilat jemi krenare dhe që na orientojnë në punën tonë.
Si Shoqatë e Grave në Sektorin e Energjisë karakterizohemi me energji dinamike, bashkimin e dijes, fuqinë e gruas dhe inovacionin.
Kemi punuar me përkushtim në procesin e ri-brendimit që është drejtuar dhe bërë i mundur me përkrahjen nga projekti i financuar nga USAID “Sigurimi i Furnizimit të Energjisë në Kosovë (KESS)”.
Prej sot, AWESK do të prezantohet në të gjitha komunikimet me pamjen e re.
Shpërndaje këtë njoftim pozitiv, e #rrinshpi.
Comments