top of page
  • White Facebook Icon
  • LinkedIn
  • White Twitter Icon
  • White YouTube Icon

Më të rejat

Diskutim Gjithëpërfshirës mbi Barazinë Gjinore dhe Benefitet Ekonomike në Sektorin e Energjisë në Kosovë

  • AWESKeditor
  • Oct 17, 2024
  • 1 min read

Nën organizimin e MCA Kosovë, zbatuese e Programit Kompakt të përkrahur nga MCC, me datë 15 tetor në Prishtinë u mbajt diskutim gjithëpërfshirës mbi benefitet ekonomike nga barazia gjinore në punësim në sektorin e energjisë. Në këtë diskutim u prezantuan veprimet konkrete për të përgatitur gratë dhe vajzat e reja për këtë sektor përmes trajnimeve dhe krijimit të rrjetëzimit. Diskutuesit, përfshirë edhe Drejtoreshën e Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), znj Arijeta Pajaziti dhe Kryetaren e Kuvendit të Shoqatës, znj Mirvete Gerguri, prezantuan angazhimet e tyre për barazi gjinore në sektorin e energjisë, dhe inkurajuan ndërmarrjet e sektorit për të ofruar kushte më të mira për gratë, duke theksuar që barazia gjinore në sektorin e energjisë jep mundësi për një rritje të qëndrueshme ekonomike edhe për vetë shtetin.






 
 
 

Comments


bottom of page