Ka filluar seria e trajnimeve për zhvillimin e kapaciteteve për anëtaret e AWESK-ut. Mundësuar nga projekti i financuar nga USAID “Sigurimit e Furnizimit të Energjisë në Kosovë (KESS) dhe që zbatohet nga DT Global, seanca dy-ditore u përqëndrua në menaxhimin e OJQ-ve. Në total, 17 anëtarë të AWESK’ut morën pjesë, duke treguar interes të lartë dhe angazhim gjatë seancave trajnuese.
Seria e seancave të trajnimit për anëtaret e AWESK-ut është planifikuar të zgjasë deri në qershor të vitit 2020. Siguruar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) në Prishtinë, qëllimi i trajnimit është të ndërtojë aftësitë e anëtareve në mbledhjen e fondeve, hartimin e projekteve dhe menaxhimin, komunikim dhe informacion efektiv, rrjetëzim dhe njohuri në fushat specifike të lidhura me energjinë. Me këto aftësi, anëtaret do të jenë në gjendje të përdorin njohuritë e tyre për të kontribuar në rritjen e angazhimit nga gratë dhe vajzat në sektorin e energjisë në Kosovë.
Projekti KESS siguron asistencë teknike në të gjithë sektorin e energjisë në Kosovë për hartimin dhe zbatimin e projekteve të sigurisë së energjisë në vend.
Comentarios