AWESK zhvilloi sesionin e pestë dhe të fundit në kuadër të projektit "Mbështetja e vajzave të reja për orientim në lëmitë STEM përmes Qendrave për Zhvillim të Karrierës" i subvencionuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Në fillim të shkurtit 2020, gjimnazi "Frang Bardhi" në Mitrovicë hapi dyert për ligjerueset anëtare të AWESK. Të rinjtë dhe të rejat shfaqën interesim të jashtëzakonshem për sfidat dhe të arriturat tona profesionale, për rëndësinë dhe mundesitë që sektori i energjisë dhe drejtimet STEM ofrojnë për mundësi punësimi në të ardhmen.
Projekti ka mundësuar ligjërata edhe në katër rajone tjera në Kosovë, konkretisht në Pejë, Fushë-Kosovë, Gjakovë dhe Prishtinë.
Comments