top of page

Më të rejat

Punëtori: Institucionet e Sektorit të Energjisë të Kosovës

Në Kosovë, gratë në sektorin energjetik janë tejet pak të përfaqësuara. Pjesërisht kjo gjendje mund t’i atribuohet numrit të vogël të grave të cilat diplomojnë në fushat teknike e që do t’iu mundësonte atyre vazhdimin e karrierës në sektorin e energjisë. Në këtë aspekt, USAID REPOWER do të punojë për të identifikuar udhëheqëset femra në sektorin e energjisë në Kosovë për të marrë pjesë në diskutimet e panelit për studentete femrat në mënyrë që ato të inkurajohen për të ndjekur studimet e tyre në fushat teknike. Sidoqoftë, një arsye e fuqishme mbrapa numrit të vogël të grave në sektorin e energjisë, përpos ndarjeve të fuqisë punëtore nga aspekti gjinor, tanimë e njohur në nivel global, lidhet edhe me mungesën e mbështetjes institucionale për gratë dhe mes grave.



Qëllimi i themelimit të mCircle brenda një institucioni apo një ekipi është avancimi i diversitetit gjinor përmes mentorimit, krijimit të rrjeteve të komunikimit, zhvillimit të shkathtësive dhe menaxhimit vetanak të karrierës. Kjo ngjarje organizohet për të ndihmuar në lansimin e mCircles në secilin institucion të energjisë në Kosovë me të cilin projekti i USAID REPOWER punon; dhe për të ndihmuar institucionet në identifikimin e veprimeve konkrete dhe të implementueshme të cilat do t’i fuqizonin gratë në industrinë e energjisë për vlerë dhe zhvillim profesional. Punëtoria është planifikuar si një përpjekje për të orientuar institucionet e sektorit të energjisë me konceptin e mCircle, krahas përfitimeve dhe zbatimit në praktikë brenda institucioneve të energjisë. Kjo ngjarje do të ofrojë gjithashtu një mundësi të shkëlqyeshme për profesionistet e sektorit të energjisë që të krijojnë ura lidhëse me njëra-tjetrin; të angazhohen në dialog mbi sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në Kosovë në sektorin e energjisë.

Comments


bottom of page