Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK), në bashkëpunim me Aktivitetin për Energji të Qëndrueshme të USAID-it, mbajti një program trajnimi mbi ndryshimet klimatike. Kjo iniciativë kishte për qëllim të pajisë anëtaret e AWESK-ut me njohuritë mbi ndryshimet klimatike dhe të avancojë aftësitë e tyre për të edukuar dhe për të avokuar brenda komuniteteve të tyre mbi ndryshimet klimatike. Trajnimi mbuloi aspekte të ndryshme mbi klimën, përfshirë ngrohjen globale dhe efektin serë, dhe analizoi ndikimin e tyre në ekosistemet, në ekonomi dhe në sektorin e energjisë. Në trajnim u ofruan njohuri mbi marrëveshjet ndërkombëtare për klimën, politikat kombëtare dhe rolin e avokatisë në nxitjen e veprimeve konkrete në mbrojtjen e klimës. Programi gjithashtu përfshinte një komponent të Trajnimit të Trajnerëve me qëllim pajisjes së pjesëmarrësve me aftësi të avancuara për të trajnuar të tjerët në mënyrë efektive.
Commentaires