top of page

Për Ne

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) është krijuar si rezultat i rrjetit të mentorimit mCircle të krijuar në vitin 2016 për gratë në institucionet e sektorit të energjisë në Kosovë. AWESK u lansua publikisht në qershor të vitit 2017 me mbështetjen e projektit të USAID “REPOWER-KOSOVO” dhe është organizata e parë dhe e vetme e shoqërisë civile në Kosovë që fokusohet në çështjen gjinore në sektorin e energjisë.

 

Deri më tani, AWESK ka mbi 140 anëtare profesioniste të trajnuara dhe të arsimuara nga një gamë e gjerë profilesh, duke përfshirë: gra inxhiniere, teknologji informacioni, eksperte ligjore, personel i burimeve njerëzore, marketing dhe marrëdhënie me publikun dhe në fushën akademike të inxhinierisë dhe shkencave shoqërore.

Banner-4.png
10.jpg

Objektivat strategjikë të AWESK

Objektivi 1

Rritja e pjesëmarrjes në trajnime dhe rrjetizim për të kontribuar në avancimin në karrierë dhe
mundësitë e vendimmarrjes për gratë në sektorin e energjisë.

Objektivi 2

Rritja e vetëdijës mbi efiçiencën e energjisë dhe masat e mbrojtjes së mjedisit për të kontribuar
në mundësi për cilësi më të lartë të jetës dhe mirëqenies, veçanërisht për vajzat dhe gratë.

Objektivi 3

Rritja e bashkëpunimit midis sektorëve të energjisë dhe arsimit, si një mjet për të rritur qasjen
në mundësitë e punësimit dhe njohjen e konsideratave gjinore në fushën e energjisë.

Energjitë e AWESK

Anëtare profesioniste dhe me arsim të lartë
Aftësia për të kryer trajnime dhe avokim
Gatishmëria për të zbatuar projekte
Lidhje të forta midis anëtarëve dhe institucioneve të energjisë
Të angazhuara për rritjen e anëtarësisë
Marrëdhënie të shëndosha me organizatat e shoqërisë civile

"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha,
vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”

- Nëna Terezë

Our Mission

Misioni

Misioni i AWESK-ut është të fuqizojë gratë në sektorin e energjisë në Kosovë nëpërmjet zhvillimit profesional të karrierës, rrjeteve, pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe kontributit në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

47.jpg
11_edited.jpg

Vizioni

Vizioni i AWESK-ut është të përgjigjet drejtpërdrejtë në sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në sektor, duke përfshirë nën-përfaqësimin në mjediset profesionale dhe akademike dhe mungesën e mbështetjes institucionale, duke shërbyer si një platformë për të promovuar hyrjen e grave në sektorin e energjisë dhe zhvillimin e tyre profesional.

bottom of page