top of page

Themelueset e AWESK

 

Ekipi AWESK, i cili përbëhet nga lidere në sektorit e energjisë, është krijuar për të çuar përpara objektivat e tij strategjik.

 

Aktualisht, ekipi përbëhet nga katër anëtare themeluese të cilat gjithashtu janë përfaqësuese të katër institucioneve kryesore të energjisë që ndihmuan në krijimin e shoqatës.

Ariejta-02-BWW.jpg

Arijeta Pajaziti Qerimi

Drejtore Ekzekutive

 

Karriera e saj profesionale si inxhiniere e elektroteknikes plotësohet nga profili akademik me titullin Msc nga Universiteti i Prishtinës. Ajo është pjesë e sektorit për më shumë se 20 vjet. Për momentin punon si SCADA/EMS specialiste në Sistemin e Transmisionit të Kosovës dhe Operatorin e Tregut (KOSTT) dhe kontribon në shtyrjen përpara të agjendës kombëtare për përfshirjen e grave në energji.

Mirvete Gerguri copy.jpg

Mirvete Gërguri

Kryesuese e Kuvendit

 

Përfaqësuese e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ku menaxhon zbatimin e kontratave në Zyrën e Prokurimit.

Ajo mban tituj akademik në elektroteknikë, ashtu edhe në prokurimin publik dhe menaxhim.

Ardiana Bokshi.jpg

Ardiana Haxhidauti Bokshi

Arkëtare

 

Është ekonomiste dhe që nga viti 2006 punon si Udhëheqëse e Njësisë së Administratës në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Ajo ka ndjekur shumë trajnime lidhur me menaxhimin dhe promovimin e barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes sociale në sektorin e energjisë.

Ajo mendon se përfshirja e grave/vajzave në energji nuk është vetëm çështje gjinore apo drejtësie por strategji e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Duke i përjashtuar ato nga kjo fushë talenti i një pjese të shoqërisë do të mbetet i pashfrytëzuar.

Fahrije Kaloshi.jpg

Fahrije Qorraj Kaloshi

Zyrtare për anëtarësim

 

Është përfaqësuese e një institucioni politikëbërës si (ish) Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ajo drejton politikat për Barazinë Gjinore dhe Mundësitë e Barabarta.

Struktura organizative​

​

AWESK është një organizatë jo-qeveritare e regjistruar në Kosovë. Anëtarësimi është i hapur për të gjithë personat bazuar në parimin e mosdiskriminimit. 

 

AWESK funksionon në strukturën e mëposhtme:

 

Asambleja e Anëtareve: e përbërë nga të gjithë anëtaret e AWESK, është organi më i lartë vendimmarrës, përgjegjës për politikat e organizatës dhe çështjet financiare.

 

Drejtoresha Ekzekutiv: e zgjedhur nga Asambleja e Anëtareve, është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Strategjisë së AWESK dhe planit të punës. Drejtoresha Ekzekutiv është përfaqësuesi zyrtar i organizatës.

 

Bordi Këshillëdhënës: i përbërë nga të paktën tre anëtare, bordi ka përgjegjësinë të këshillojë Asamblenë e Anëtarëve, Drejtoreshën Ekzekutive dhe zyrtaret e organizatës për planet e punës vjetore të AWESK. Bordi Këshillëdhënës përbëhet nga eksperte në fushën e energjisë, barazisë gjinore, zhvillimit ndërkombëtar, organizata jofitimprurëse dhe vijnë nga sektori privat, akademia dhe shoqëria civile.

 

Grupet e Punës: të strukturuara në tre grupe pune, përbëhen nga anëtare që përqendrohen në objektivat strategjikë.

We believe all women can embrace who they are,
can define their future, and can change the world.

bottom of page