Pyetjet më të shpeshta
A mund të anëtarësohem si studente?
Po, AWESK ka një numër të konsiderueshëm të anëtareve që janë studente dhe nuk aplikon tarifa për anëtarësi për to.
​
Jam studente në nivelin master (për shkollim edhe jashtë Kosovës), a mund të anëtarësohem?
Po. Në rast të qëndrimit jashtë vendit aktivitetet e AWESK si dhe informatat e publikuara mund t’i merrni përmes ëeb faqes tonë dhe rrjeteve sociale.
​
A pranoni vetem vajza e gra, apo mund të aplikojnë edhe burrat të bëhen anëtar?
Për momentin kemi të anëtarësuar vetem gra dhe vajza në shoqatë, mirëpo në të ardhmen mund të shqyrtojmë edhe mundësinë për anëtarësim të djemve dhe burrave nëse do të ketë interesim.
​
Cilat kritere duhet plotësuar ashtu që të aplikoj të bëhem anëtare e shoqates?
Ju duhet të jeni duke studiuar apo të keni studiuar në fushat relevante që lidhen me sektorin e energjisë, apo/dhe nëse punoni në sektorin e energjisë.
​
Çka mund të përfitoj nëse anëtarësohem në shoqatë?
Ngritje profesionale, pjesëmarrje në trajnime, pjesëmarrje në projekte, rrjetëzim dhe krijim të kontakteve, avokim, e kështu me radhë.
​
Çfare obligimi kam pasi të jem anëtaresuar në AWESK?
Pagesa për anëtarësi, konfirmim për pjesëmarrje apo mos-pjesëmarrje në aktivitetet në të cilat ftoheni.
​
Nëse dëshiroj ta ndërprej anëtaresinë në AWESK, si mund ta bëjë këtë?
Ju duhet të dërgoni një email në aweskinfo@gmail.com. Pastaj ne do t’i fshijmë të gjitha të dhënat për ju nga databaza e anëtarësisë sonë. Ju mund t’i shfrytezoni benefitet tona vetëm për kohën sa e keni bërë pagesën e anëtarësisë.
​
Unë nuk jam nga fushat relevante por jam e interesuar në sektorin e energjisë. A mund të anëtarësohem?
Ju mund të na përcjellni në ërb faqen tonë dhe në rrjetet sociale ku ju mund të gjeni informata për aktivitetet tona, punëtoritë apo konferencat që do të organizohen dhe merrni pjesë duke paguar pagesën e nevojshme të regjistrimit (nese aplikohet).
​
Si mund ta bëjë pagesën e anëtarësisë?
Pagesa mund të bëhet përmes llogarisë bankare të publikuar në ëeb faqen tonë.