top of page
AWESK-Logo-Final-website-white.png

Powerful

Misioni & Vizioni

Regjistrohu & Ndihmo ndryshimin

Si vullnetar, pjesëmarrës, ose donator

Kush jemi ne

 

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) është krijuar si rezultat i rrjetit të mentorimit mCircle të krijuar në vitin 2016 për gratë në institucionet e sektorit të energjisë në Kosovë. AWESK u lansua publikisht në qershor të vitit 2017 me mbështetjen e projektit të USAID “REPOWER-KOSOVO” dhe është organizata e parë dhe e vetme e shoqërisë civile në Kosovë që fokusohet në çështjen gjinore në sektorin e energjisë.

 

Deri më tani, AWESK ka mbi 140 anëtare profesioniste të trajnuara dhe të arsimuara nga një gamë e gjerë profilesh, duke përfshirë: gra inxhiniere, teknologji informacioni, eksperte ligjore, personel i burimeve njerëzore, marketing dhe marrëdhënie me publikun dhe në fushën akademike të inxhinierisë dhe shkencave shoqërore.

​

Qëllimi i AWESK është të avancojë diversitetin gjinor përmes mentorimit, rrjetizimit, zhvillimit të aftësive dhe
vetë-menaxhimit të karrierës. Ajo synon të ndihmojë institucionet të identifikojnë veprime konkrete dhe
të zbatueshme që do të fuqizojnë gratë në industrinë e energjisë për zhvillim profesional.

Parimet e AWESK

PËRKUSHTIMI

Anëtaret e AWESK janë të angazhuara të realizojnë misionin e shoqatës

PËRFSHIRJA & BARAZIA

Anëtarët e AWESK janë të angazhuara për krijimin e një sektori gjithëpërfshirës të energjisë

PËRKRAHJE

AWESK krijon qasje dhe mundësi të reja për përfshirjen dhe përparimin e grave në sektorin e energjisë

TRANSPARENCA & LLOGARIDHËNIA

AWESK respekton transparencën dhe përgjegjshmërinë si bazë të integritetit profesional

Bashkohu

Ne jemi një shoqatë aktive që vazhdimisht zhvillojmë dhe zbatojmë projekte, pjesë e së cilave mund të bëheni edhe ju duke kontribuar në ide apo edhe duke përfituar prej tyre.
Ju ftojmë të na mbështesni që të përmbushim misionin tonë.

Fushatat

AWESK-u synon të avokojë krijimin e politikave që kanë konsideratë gjinore si dhe të ndikojë pozitivisht në infrastrukturën vendimmarrëse ku gratë përfaqësohen si të barabarta. Poashtu, shoqata angazhohet për përfshirjen aktive të grave në përmirësimin e cilësisë së jetës për gjithë shoqërinë kosovare. Kjo mund të arrihet përmes fushatave informuese dhe edukuese rreth mundësive për ndryshim.

Poster-Efficiency.png

Apply energy efficiency measures and reduce consumption.
You will save money and protect
the environment.

EFFICIENCY

SAVE energy

     and MONEY

40-Eng.png
60-Eng.png
35-Eng.png
EFFICIENT
HOME APPLIANCES
PROPER INSULATION
EFFICIENT
LIGHTING
Poster-Prosumer.png

Produce your energy and reduce consumption from the grid.
You will save money and protect
the environment.

PROducer

 ConSUMER

PROSUMER

Videot

Shoqata krenohet me anëtaret profesioniste që ka në mesin e vet. Secila prej tyre është një tregim suksesi me kontributin e dhënë në formësimin e institucioneve kyçe të energjisë në vendin tonë. Ne kemi zgjedhur disa prej anëtarëve të AWESK-ut për t’i prezantuar si profile të grave me karrierë në sektorin e energjisë në Kosovë. Në galerinë e videove mund të gjeni ftesën që anëtaret e AWESK-ut që i drejtohet vajzave të studiojnë në lëmitë STEM.
Poashtu, një deklaratë se pse shoqata jonë është e duhura për të punuar me gratë dhe për gratë në sektorin e energjisë.

IMG_0579.jpg

Valdete Marevci Dërmaku

Gruaja e parë inxhiniere në ndërmarrjen e ngrohjes qendrore të Prishtinës

Broshura

Ne kemi prodhuar një broshurë që përmbledh veprimtarinë e shoqatës
në një dokument të vetëm.

Shkarkojeni dhe ndajeni me

komunitetin tuaj.

Brochure banner-ALB.jpg
Për fuqizimin e
grave dhe vajzave
në sektorin e energjisë

Vegëza energjetike

Kek.jpg
ZRE.jpg
Kostt-02.jpg
MED_edited.jpg
Banner-2.png

Përkrahur nga:

USAID_Horiz_Albanian-Serbian_RGB_2-Color

This website was upgraded with the support from the Center for International Private Enterprise and funded by the

U.S. Department of State Secretary’s Office of Global Women’s Issues (S/GWI)

bottom of page