AWESK ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës - G7 i cili i hap rrugë bashkëpuninimit në aktivitetet e grave ndërmarrëse dhe grave profesioniste në sektorin e energjisë.
Konkretisht ky memorandum vendos themelet e bashkëpunimit për gratë ndërmarrëse në fushën e energjisë, shkëmbimin e informacionit, ofrimin e shërbime, shkëmbimin e ekspertëve dhe ekspertizës, bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të grave ndërmarrëse dhe grave profesioniste të fushës së energjisë. Kjo do të bëhet nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta, nisjen dhe realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme në promovimin e sektorit të energjisë dhe zhvillimit ekonomik me fokus te gratë dhe vajzat e reja ndërmarrëse.
AWESK do të vazhdojë të shtrijë rrjetizimin me partner të tjerë të cilët ndihmojnë në realizimin e qëllimit të shoqatës.
Kommentare